Sa i kushtoi pandemia, ekonomisë zvicerane?

Koronavirusi i ka kushtuar ekonomisë zvicerane deri në 16 miliardë euro në muaj, deklaroi shefi i bankës qendrore zvicerane, në një intervistë të publikuar nga disa media zvicerane sot.

“Duhet të kujtojmë krizën e naftës të viteve 1970 për të gjetur një kolaps të tillë të rritjes ekonomike”, nënvizoi Thomas Jordan në këtë intervistë të publikuar nga mediet e grupit të shypit Tamedia.

Ai konstatoi se ekonomia zvicerane po funksiononte vetëm 70-80% të nivelit të saj normal.

Ndikimi i masave të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit ka çuar në kosto të mëdha ekonomike që arrijnë nga 11 deri 17 miliardë franga zvicerane çdo muaj”, shtoi drejtori i Bankës Kombëtare zvicerane (BNS), transmeton ATSH.

Zvicra nuk ka urdhëruar një kufizim total të popullsisë, por ka vendosur një sërë masash urgjente në mes të marsit, veçanërisht mbylljen e restoranteve dhe pjesës më të madhe të kompanive të tjera për të luftuar kundër përhapjes së COVID-19.