Grabitje nën kërcënimin e thikës në një pompë derivatesh në Pejë

Një grabitje me thikë ka ndodhur dje rreth orës 04:00, në një pompë të derivateve në Pejë,

Punëtor i pikës së derivateve ka raportuar në polici se gjatë orarit të punës është sulmuar nga një person i panjohur dhe nën kërcënimin e thikës, i është grabitur kartela e cila shërben për aktivizimin e aparateve për furnizim të derivateve.

I dyshuari, i cili nuk është identifikuar akoma nga organet e hetuesisë, është larguar në drejtim të panjohur. Policia njofton se është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti.