Shoqatat e Luftës në Klinë, homazhe në Prekaz dhe te varrezat e dëshmorëve të tjerë

Shoqata e dala nga lufta e fundit në Kosovë, dega në Klinë, me kryetar Hajdin Balaj, për nderë të 5,6 dhe 7 Marsit kanë bërë homazhe në Prekaz,Shkruna Klina info.

Më pas homazhe kanë bërë edhe tek shtatorja e Mujë Krasniqit në Klinë dhe te Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Grabanicë, ndërsa kanë ndaluar edhe te varri i Xhavit Hotit, i cili sot tri vite është ndarë nga jeta.

Gjatë këtyre homazheve, Balaj, u shpreh se janë krenar që kanë luftuar përkrah trimave më të mëdhenj që ka toka jonë, dhe se gjaku i tyre është liri për të gjallët./Klina info/