Haradinaj: Hoti ka marrë yrysh, ai duhet me u ndalë

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Hoti po ngutet sa i përket çështjes së dialogut.

Haradinaj tha se Hoti e ka gabim dhe se duhet të ndalet të analizoj sepse presidenti i ka shkuar.

“Mendoj se Hoti e ka gabim që nuk po ndalet njëherë, shumë e ka marrë me yrysh këtë punën e dialogut.Nuk është se po merr ndonjë shpërblim të madh për Kosovën me këtë logjikë të tij. Ai ndoshta nuk po ka kohë me u ulë me e analizu pak por kur të shkon presidenti nuk ka lidhje që është Hashim Thaci,po t’ka shku presidenti. Një president që t’i ka nënshkru ligjet, t’ka shku po gjykohet për krime lufte ose cka janë ato krime”.