Ekskluzive: Dokumenti që dëshmon se Albin Kurti kërkon me 3 shkurt të votohet Qeveria

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar kërkesë Kryesisë së Kuvendit që me 3 shkurt të thërras seancën e radhës.

Indeksonline ka arritur të siguroi kërkesën e Kurtit drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

VV dhe LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion. Albin Kurti sot pati takime me deputetët e pakicave.

LDK po këmbëngulë që posti i kryeparlamentarit të iu jepet atyre, kurse LVV e quan punë të përfunduar zgjedhjen e Glauk Konjufcës në këtë pozitë.

Mbetet të shihet se nëse Kurti do të dal para Kuvendit me 3 shkurt pa marrëveshje me LDK-në dhe do të tentoj që ta themeloj Qeverinë e re vetëm me partitë e pakicave./