Forma e mirë e Dukagjinit, vazhdon edhe ndaj Dritës

Drita nuk ka arritur të mposhtë Dukagjinin që po lufton për mbijetesë direkte në Superligë, përkundër se ka pasur rastin më të mirë të mundshëm në ndeshje, kur Marko Simonovski u gjend 11 metra para portierit Altik Muhaxhiri.
Por, portieri gjakovar i Dukagjinit mbrojti penalltinë e sulmuesit më të mirë të Dritës për të siguruar kështu në fund pikën e madhe për ekipin e tij të drejtuar nga Armend Dallku, për përfundimtaren Drita 0-0 Dukagjini.

Penalltia erdhi pasi që gjyqtari kryesor Genc Nuza u konsultua me VAR, ndërsa Drita dominoi gjatë gjithë ndeshjes.

Por, ekipi i Ardian Nuhiut assesi nuk arriti të tund rrjetën e mysafirëve dhe kështu me rezultat të bardhë përfunduan 90 minuta lojë, ku vendasit tashmë duket se po humbin pozitën e dytë në renditje, pasi që rivalët lokal kanë katër pikë më tepër