Disa lagje në Klinë nuk kanë ujë që 3 ditë. Flet menagjeri i Hidrodrinit, Halil Berisha

Që 3 ditë, disa lagje në Klinë kanë mbetur pa ujë. Shumë SMS na kanë ardhur në redaksinë tonë nga banorët e Klinës. Klina info ka kontaktuar me Halil Berisha, menagjer i HidroDrinit në Klinë, ku na dha disa informacione për këtë problem:


– Mbi stacion janë 15 familje që kanë problem gjatë ditës, te sheshi “Faruk Elezi” dhe ndertesat përreth, katet e larta

Për këto 15 familje është problem më i madh sepse janë të lidhur në gypin që furnizon galerinë dhe për shkak të disnivelit me qendrën e qytetit, këtu është problemi.

E sa i përket te Xhamia, jemi në pritje të vendosjes së një pompe me kapacitet të madh dhe besoj se deri të martën do të stabilizohet gjendja me ujë në këto pjesë

Por një ndër problemet është edhe rritja e temperaturave dhe shfrytëzimi i madh i ujit, tha për Klina info, menagjeri Halil Berisha

SHARE