Ende asnjë i arrestuar për sulmin vdekjeprurës në Deçan

Nuk ka ende asnjë të arrestuar pas sulmit në autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit, që la të vdekur 2 studentë dhe shoferin e autobusit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se ende nuk ka dijen për vend-ndodhjen e të dyshuarit.

Dyshimet e para të policisë janë se sulmi është kryer nga një person i vetëm.

Nga sulmi i mbrëmshëm që tronditi vendin mbetën të vdekur ndy nxënës të moshave 19 dhe 17 vjeç, ndërsa nxënësi tjetër i lënduar i cili është në tretman mjekësor është po ashtu 17 vjeçar.