90 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

Për një ditë në vendin tonë kanë ndodhur 90 aksidente trafiku, 33 kanë qenë me të lënduar ndërsa 57 me dëme materiale.

Edhe ditëve të kaluara dhjetëra aksidente në trafik janë shkaktuar në vend, disa prej të cilave kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Ndërsa, policia ka gjobitur të gjithë ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë 24 orëve zyrtarët policorë kanë shqiptuar 904 tiketa trafiku.