Malishevë, reja rrah vjehrrën, e bën për spital

Është arrestuar një femër e cila për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Si pasojë ajo ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje në Malishevë rreth orës 18:10.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.