20 vjeçari nga Gjakova mashtron prindërit: Gënjen se e rrëmbyen, vetëm për t’u marrë 7 mijë euro

Nuk ishte larguar fort larg shtëpisë.

Mirëpo, fillimisht familja njoftoi policinë, Komandant i Policisë rajoni Gjakovë, Tush Markaj, ka thënë se “është paraqitur ankuesja e gjinisë femërorë e cila ka raportuar se djali i saj rreth 20 vjet ishte rrëmbyer nga dy persona dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë e caktuar e parave”.

E të riun as se rrëmbeu kush, e as kërkoi para për të.

Si duket atij i nevojiteshin një shumë rreth 7 mijë euro, dhe për këtë vetë inskenoi ngjarjen e rrëmbimit.

Këtë e kuptoi policia pasi e gjeti dhe e intervistoi