Shtiu me armë, arrestohet dhe i sekuestrohet pistoleta

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka pranuar njё informacion se me datё 23.03.2024 rreth orёs 17:00, nё fshatin Vitomiricё njё person i dyshuar kishtё shtёnё me armё zjarri.

Njёsiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, ka ndёrmarrё veprime hetimore ёshtё arritur qё tё gjinden dy (2) gёzhoja ne vendin e ngjarjёs, e mё pas edhe personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nё veturën e tij janё gjetur dhe sekuestruar:

Njё (1) armё (pistoletё) e tipit M57 kal: 7.62mmDy (2) gёzhoja kal: 7.62X 25mm

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit rasti shkon nё procedurё te rregullt.