Tri raste grabitjesh në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë raportuar tri grabitje, shuma parash te gatshme, në vlerë rreth 2600 euro.

Grabitja e parë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku disa femra kanë raportuar se në vendin e tyre të punës një person i maskuar i ka vjedhur 500 euro.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, rreth orës 10:20, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Rr. Edmond Hoxha, Prishtinë 19.12.2020 – 10:20. Ankueset femra kosovare, kanë informuar se deri sa ishin në vendin e punës në bankë, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kishte grabit rreth 500 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Vjedhja tjetër ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku një femër kosovare ka informuar se deri sa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kishte grabitur rreth 1000 euro para të gatshme.

“Gjatë ikjes, i dyshuari kishte hasur në sigurimin privat, i njëjti ka shtënë dy herë në drejtim të tyre. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”, thuhet në raport.

Po ashtu, një grabitje parash ka ndodhur edhe në komunen e Podujevës. Viktima, mashkull Kosovar, ka raportuar se në vendin e tij të punës, në një pompë të derivative, një person kishte kërcënuar me thikë dhe kishe vjedhur para të gatshme 900 euro. Aktualisht policia po kërkon personin e dyshuar.

“Rr. Ilir Konushefci, Podujevë, 19.12.2020 – 22:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, një person i dyshuar me maskë dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur para të gatshme 900 € dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk raporton për të lënduar por janë duke kërkuar personin e dyshuar”, njoftohet në raportin 24 orësh.