Kurti: Vaksinimi të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë

Kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e marrjes së 24.000 dozave të vaksinës së prodhuara nga AstraZeneca, ka thënë se vaksinimi në Kosovë duhet të nisë sa më parë,

“Jemi mbledhur për ta mirëpritur kontingjentin e parë të vaksinave, është i vogël por ngjall shpresë të madhe, sidomos të personelit shëndetësor. Secila jetë është e çmuar dhe e barazvlefshme. Deri tash e kemi mësuar se virusi nuk njeh kufij, racë e etni, dhe askush nuk është i sigurt derisa të gjithë jemi të sigurt”, u shpreh Kurti.

Kurti ka falënderuar aleancën COVAX, për sigurimin e vaksinave.

Kurti tha se vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë.