U iku para syve, suspendohen dy policë në Ferizaj

Dy zyrtarë policorë janë larguar përkohësisht nga puna për shkak se u kishte ikur një i dyshuar për vepër penale nga objekti i Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Policët nuk kanë arritur ta mbajnë në kontrolle 30 vjeçarin, i cili dje ka arritur të arratiset nga seanca gjyqësore teksa po i komunikohej vendimi për dërgim në mbajtje për 6 ditë

Policët të cilët kishin pasur përgjegjësinë për ta ruajtur të dyshuarin për vjedhjen e pyllit, janë supspenduar nga puna për 48 orë, ka njoftuar për Sinjalin, zëvendës shefi i operativës në policinë e Ferizajit, Agim Gashi.

Sipas tij, rasti ka shkuar për hetim të mëtejmë në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Siç është raportuar i arratisur me inicialet K.B viti i lindjes 1989 është nga komuna e Dubravë e Kaçanikut.

Policia ende është në kërkim të të dyshuarit