​Vendos BIK: Nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit

Miftiu Naim Tërnava jepi sot mesazhin me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Tërnava bëri thirrjet që qytetarët e Kosovës nëser të respektojnë masat kundër përhapjes së pandemisë.

Për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.

Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik.

Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare.

 “Për shkak të pandemisë për bajram nuk po e presim ashtu siç do të dëshironim.

Pandemia e shakrkuar ka çrregulluar jetën normale të jetës andaj edhe sot lusim Zotin që kjo sprovë e pandemisë që na ka goditur sa më parë e bajramin e ardhshëm ta fstojmë si gjithmonë, trandicinalisht.

Për shkak të numrit të madh të të prekurve nga ne kërkohet që të respektojmë masat kundër përhapjes së pandemisë.

Ju ftoj të gjithëve që të ruajmë karakterin pandemik të festës.

Kudo që jeni duke ju uruar për festën e madhe të bjaramit, lus për shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja”, tha ai.