Genta i gëzohet suksesit të radhës, kënga “Ça me bo” arrin këtë numër klikimesh në Youtube

Këngëtarja e mirënjohur, Genta Ismajli u rikthye pas një pauze me projekt të ri muzikor.

Genta erdh në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Marseli të cilët sollën këngën “Ca me bo”.

Projekti i dy artistëve u prit mirë dhe tashmë ka arritur mbi 4.2 milionë brenda një kohe të shkurtër.

Vet Genta i është gëzuar këtij lajmi duke falënderuar të gjithë ata që e pëlqyen këngën.

“Ça me bo 4.2 milionë në Youtube,  faleminderit, këngën mund ta dëgjoni poashtu në Spotify”, ka shkruar Genta në postim./