Lazio interesohet për Welbeckun

Sulmuesi anglez Danny Welbeck ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdoj në Serie A, pasi skuadra e Lazios ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të hënën se Lazio tashmë i ka bërë ofertë 28-vjeçarit që është futbollist i lirë, duke i ofruar kontratë trivjeçare me mundësi vazhdimi.

Welbeck edicionin e fundit ishte pjesë e Arsenalit, ku realizoi pesë gola në 14 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka luajtur edhe te Sunderlandi e Manchester Unitedi, ekip me të cilin ka fituar dy tituj kampioni të Anglisë. Welbeck poashtu ka edhe 42 ndeshje e 16 gola me Përfaqësuesen e Anglisë.

SHARE