990 pacientë janë trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

990 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 59 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
Kanë qenë 15 Lindje, 12 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 15 foshnje dhe prej tyre 10 foshnje ishin të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
Analiza kanë kryer 425 pacientë që në total kanë bërë 4,591 analiza.
6 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.