Dënohet me 9 vjet burgim ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në SHBA, kontrabandoi armë

Albert Veliu, ish shofer i Konsullatës së Kosovës në SHBA, është dënuar me 9 vjet burgim për trafikim me armë dhe shpërlarje parash.

Siç raporton New York Daily News, Veliu është dënuar nga Gjykata Federale e Brooklynit.

37 vjeçari në fjalë ishte kapur në gusht 2017, derisa po tentonte të organizonte shitjen e një duzine të armëve AK-47 dhe një raketë – municione që i quajti “atlete”. Derisa ai bëri shpëlarje të 800 mijë dollarëve.

“Jam shumë i turpëruar. Është një vendim për të cilin do të pendohem për pjesën tjetër të ditëve të mia”, tha Veliu në Gjykatë.

Ai mburrej se puna e tij në konsullatë dhe siguria e dobët e aeroportit që kishte, i lejoi të kontrabandonte me lehtësi.