I infektuari me koronavirus nga Skenderaj del nga vetizolimi, policia nis hetimet

Policia ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus, i cili duhet të jetë në vetizolim, është verifikuar nga njësiti policor dhe i njëjti nuk është gjetur në shtëpi,

Rasti ka ndodhur në fshatin Abri e Ulët në Komunën e Skenderajt, dje rreth orës 15:20.

Siç bën të ditur policia përmes raportit 24 orësh, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është nën hetime./