Mot i vranët, temperaturat deri në 8 gradë Celsius

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.