Zbulohen pllakat përkujtimore të Shtabit të UÇK-së, së njësitit “Beta” në Dobërdol të Klinës

Janë zbuluar pllakat e shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së njësitit “Beta” në Dobërdol të Klinës, Brigada 113 “Mujë Krasniqi”, e formuar në Prill të vitit 1998, me komandant Mujë Krasniqin.

Pllaka u zbulua sot me 28 Nëntor, në Dobërdol, ku edhe ishte formuar njësiti “Beta”, e të pranishëm ishin bashkëluftëtarë e ndihmës të UÇK-së e ndër ta ishte edhe babai i komandantit legjendar Mujë Krasniqit, Halil Krasniqi.