Zhvillohet ndeshje vëllazërore në mes QKMF ” Nënë Tereza” dhe Bashkia Krume, për nder të Festave të Nëntorit

Për nder të Ditës së Flamurit, më 28 Nëntor, u zhvillua miqësorja në mes QKMF Nënë Tereza dhe Bashkia Krume në Gremnik të Klinës.
Ndeshja përfundoi me rezultat 8 me 4 në favor të mjekëve nga Klina.
Organizatori i kësaj miqësorëje, Drejtori i QKMF Nënë Tereza Dr Haxhi Ibishi, shprehu falenderim të veqantë vëllezërve nga Kruma që na nderuan me pjesmarrje për nderë të Festave të Nëntorit.
Njëherit ju uron gjithë qytetarëve të Klinës festën tonë Kombëtare dhe ju bën thirrje të gjithë qytetarve të nderojnë dhe respektojnë festat kombëtare sepse prezentojnë më së miri vlerat tona kombëtare dhe njerëzore.