ISH LUFTËTARI I UÇK-SË, ASAMBLIST NË PEJË, IA MESYNË KUVENDIT TË KOSOVËS

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate, në Pejë, Gezon Berisha po kandidon për herë të parë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Por, kush është Gëzon Berisha?

Gëzoni edhe pse i ri në moshë ka qenë një nga luftetarët e shumtë, i cili iu bashkua kauzës për liri duke iu bashkuar Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Gëzon Berisha, që dy vite është këshilltar në asamblenë e Komunës së Pejës. Është një nga këshilltarët më aktivë duke ngritur tema në interes të qytetarëve të Pejës. Pagën e tij si këshilltar që nga fillimi e ka ndarë për njerëz të cilët kanë nevoje për ndihmë.

Ai është rizgjedhur kryetar i Nismës në Pejë më shumë se një vit më parë dhe gjatë kësaj kohe ka punuar fort në shtrirjen e vizionit socialdemokrat në këtë komunë. Vetëm muajin e fundit përmes konferencave për media ka njoftuar për ardhjen e mbi 150 anëtarëve të rinj në Nismë, duke e kthyer këtë subjekt në fuqi politike në këtë komunë.

Madje edhe vet, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ditë më parë tha se edhe kur ka qenë në PDK asnjëhere nuk ka parë këso entuziazmi sikur tani që është krijuar tek Nisma në Pejë.

Kandidati për deputetë, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka kërkuar ndihmen dhe besimin e qytetarëve për të qenë një nga ligjvenesit e ardhshëm. Ai është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

SHARE