Selimi priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze, Hungaria do të ndajë bursa për studentët kosovar

Deputetët Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, Fitore Pacolli dhe Hekuran Murati, sot kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencez,

Deputeti Selimi ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në facebook se gjatë këtij takimi ambasadori Bencze ka njoftuar deputetët lidhur me projektet që do të financohen përmes marrëveshjes finaciare të nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Hungarisë të cilat përfshijnë shkëmbimin e ekspertizës në mes të dy shteteve.

“Sot në zyre të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me deputeten Fitore Pacolli dhe deputetin Hekuran Murati, pritëm në takim njoftues Ambasadorin e Hungarisë Z. József Bencze

Ambasadori Bencze na njoftoi më shumë rreth projekteve që do të financohen përmes marrëveshjes finaciare të nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Hungarisë të cilat përfshijnë shkëmbimin e ekspertizës në mes të dy shteteve”, ka shkruar Selimi.
Ai ka njoftuar se në vitin e ardhshëm Hungaria do të ndajë bursa për studentët nga Kosova.
“Gjatë takimit diskutuam dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit, ku u informuam se nga viti i ardhshëm Hungaria do të ndajë bursa për studentët nga Kosova. Ambasadori theksoi se Hungaria ka përkrahur dhe do të vazhdoj ta përkrahë shtetin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave dhe poashtu thellimin e bashkepunimit bilateral me shtetin e Kosovës”, la shkruar Selimi.