Lirohet zyrtari i Nismës që kërcënoi Albin Kurtin

Gjykata Themelore ka marrë vendim ta lirojë ish-kandidatin për deputet të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti. Ai kishte kërcënuar me vrasje liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

Menjëherë pas këtij kërcënimi, ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në seancën e mbajtur të hënën me 30 dhjetor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Prokuroria Themelore kishte kërkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin.

Gjykata nuk e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka marrë vendim që Hoti të lirohet nga arresti dhe t’i caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar, në këtë rast Albin Kurtit./Klina info/