Dafina Zeqiri këndon “live” këngën “Vuj vuj vuj”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e ka interpretuar “live” këngën “Vuj vuj vuj”.

Këtë performancë, artistja e ka bërë në emisionin “Review” të Nora Haxhës, shkruan Gazeta Sinjali.

Dafina me këtë interpretim dëshmoi edhe njëherë se është e zonja në këndimin “live”.

Krahas performancave, artistja zhvilloi edhe një intervistë tejet të veçantë së bashku me ekipën e saj “Moneyz”. Dafina tregoi që në vitin 2020 krahas albumit do ta publikojë edhe një bashkëpunim ndërkombëtarë, duke mos zbuluar shumë detaje rreth tij.

Kujtojmë se kënga “Vuj vuj vuj” është publikuar më 14 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube./Klina info/