Dukagjini fiton ndaj Malishevës dhe vazhdon ëndrrën për daljen në Evropë

Dukagjini ka fituar 1-0 ndaj Malishevës në javën e 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina ishte në start më e mirë se mysafirët, duke krijuar shanse për gol.

Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 32-të, kur një goditje nga distanca e Khomutov përfundoi jashtë.

Në minutën e 45+1-të, shtylla shpëtoi Dukagjinin, pasi ndaloi goditjen e Soboëales.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Oto John dhe atë në minutën e 86-të, për t’i siguruar skuadrës së tij tri pikë, ndërsa minutat e pjesës së dytë ishin disi të mërzitshëm.

Me këtë fitore, Dukagjini ngjitet në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Malisheva është në të shtatin me 39 sosh.