Kelani flet rreth arrestimit tek Kuvendi: S’ka të bëjë me zhvillimet e sotme

Derisa brenda sallës së Kuvendit të Kosovës po zhvillohen fjalime të shumta rreth krijimit të qeverisë së re, jashtë objektit ka ndodhur një arrestim.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se rasti s’ka të bëjë me zhvillimet e sotme.

Kelani ka thënë se bëhet fjalë për një femër e cila dyshohet se ka qenë edhe e dehur.

“Është shoqëruar në stacion policor një femër, nuk ka lidhje me ngjarjet e sotme. Dyshohet se ka qenë e dehur dhe ka të bëjë me një problem familjar”, ka thënë ai./GazetaExpress/