Kapet me drogë, arrestohet

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në Viti, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë sekuestruar rreth 1,300 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit mariuhanë.

Gjithashtu në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar një çantë dore, një peshore për matje, katër palë gërshërë dhe një pako me foli për paketim substance.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorisë është ndalur për 48 orë