10 futbollistët më të paguar, Messi dukshëm para CR7

Lionel Messi është dukshëm futbollisti më i paguar në botë.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, fiton hiq më pak se 8.3 milionë euro në muaj me kontratën e tij te Barcelona.

Messi ka arritur të lë pas Cristiano Ronaldon, që fiton gjysmën e pagës së argjentinasit te Juventus. Portugezi arrin 4.5 milionë euro në muaj te kampionët e Serie A.

Neymar, Antoine Griezmann dhe Luis Suarez vazhdojnë renditjen me nga tre milionë euro në muaj, për të të vazhduar me Gareth Bale, Eden Hazard.Renditja top 10 mbyllet me Kylian Mbappe, David de Gea dhe Mesut Ozil.