Arrestohen dy të dyshuar për tentativë vrasjeje në Drenas

Dy persona janë arrestuar në Drenas si të dyshuar për një tentim-vrasje të raportuar dy ditë më parë.

Në raportin e policisë thuhet se tek njëri nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Drenas / 26.03.2024 – 18:07. Lidhur me rastin është raportuar se me 28.03.2024 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku nga njëri prej tyre është konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor