72 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë

72 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. nga spitali kanë njoftuar se 45 pacientë janë në okisgjenoterapi, ndërsa 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Kështu bëhet e ditur nga spitali.

“72 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP). Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

3 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.