Vëllau i Nezir Mehmetajt: Shteti nuk ka qenë serioz dhe këmbëngulës sa duhet për lirimin e tij

Nezir Mehmetaj, ka tashmë 1 vit e gjysmë që po mbahet në një burg të Serbisë, për ghjoja  krime lufte kundër civilëve në fshatin Rudicë të Klinës.

Ai u arrestua në janar të vitit 2020 nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar midis Serbisë dhe Kosovës në Merdare. Që atëherë, ai po qëndron në paraburgim.

Ndërsa tani vëllau i tij Valon Mehmetaj, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ka shpresa të mëdha që vëllau i tij do të lirohet nga akuzat e ngritura ndaj tij, por se ka akuzuar shtetin e Kosovës se përkundër premtimeve të dhëna, nuk kanë bërë sa duhet për lirimin e tij.

Postimi i plotë i tij:

#LIRIPËRNEZIRMEHMETAJ

Para dates 26.05.2021 vellau Neziri ka pasur vizitë nga vajza e tij, Neziri mire është me shëndet edhe pse realisht dihet se ku është, nuk po kemi kontakte me tel për shkak të pengesave ne linje,sa i përket lirimit sipas mbrojtjës rrethanat jane në favor të Nezirit por prokuroria atje prap vazhdon të mbaj duke u munduar të gjëjë arsye për mbajtjen e vellaut deri me tani dhe nuk dihet edhe sa zgjat, por ne si familje kemi shprese sepse e dim se nuk kan arsye me mbajt, sa i përket përkrahjes nga shteti pa ndalur kemi kerkuar përkrahje duke ju drejtuar veqenarisht ministrive përkatëse të cilave ju takon te merren me rastin e vellaut pra kemi kontaktuar dhe kemi pasur biseda direkte me perfaqsues të ministris së jashtme dhe atë të drejtsis ka fjale te mira dhe premtime qe nuk do heqin dor nga përkrahja jemi me shpres por akoma nuk kemi veprime konkrete,unë përsonalisht dhe si familje nuk jam ndalur duke kerkuar përkrahje nga shteti im dhe ktu brenda kesaj përiudhe edhe pse të gjitha partit politike ishin pjes e pushtetit por unë i jam drejtuar instancave tona shtetrore me plot të drejt si qytetar i R.së Kosovës qe rasti i vllaut duhet të mirret plotsisht ne duar të shtetit dhe ne si familje të i shkojm shtetit prapa duke pasur bashkpunim ne interesin e së drejtës ligjore dhe njerzore,sepse e gjitha qka perfshihet ne akuzen ndaj vllaut është shumë e padrejt,shteti ynë ka miratuar ligjin për mbrojtjen ligjore dhe mbulesat e shpenzimëve për shtetasit e republikës së Kosovës si të akuzuar për krime lufte(ligjerisht fjala i akuzuar nuk konsiderohet si fajtor deri ne vendimin e gjykatës kompetente), por ky ligj i miratuar deri me sot nuk ka vlejt për vllaun pasi qe ky ballafaqohet me të njejtat akuza edhe pse faktikisht është duke u ballafaquar me akuza krime lufte e qe për ketë nuk ka asnje fakt të vetëm, sa i përket ballafaqimit me rast deri me sot e gjithë barra qe nga momenti i arrestimit është mbi supet tona po flas ne emer të familjës pos vuajtjes merzis dhe ngarkesave psiqike jemi demtuar shum ekonomikisht por me keqardhje e them se shteti yne deri me sot nuk ka qen këmbngulës dhe është treguar jo serioz ne mbrojtjen e vellaut Nezirit si dhe i pafuqishem ne kontekst me shtetin fqinje.

SHARE