Futbollisti nigerian, transferi më i ri i KF Dukagjinit

Futbollisti nigerian vishet bardhë e gjelbërt.

Pascal Chidi Bolu është transferi me i ri i klubit të Dukagjinit.

“Me Chidi Bolu kemi arritur marrëveshje ku ai do të mbrojë ngjyrat tona deri në fund të kësaj sezone.Ai luan në pozitën e sulmuesit të qendrës ku së fundi ishte pjesë e klubit Arsenal Tivat në Mal të Zi.23 vjeçari do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv dhe një alternativë më shumë për kryetrajnerin Dallku.

Mirësevjen Pascal Chidi Bolu!”,shkruhet në postimin e KF Dukagjinit në FB.