Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ngacmoi një vajzë në stacion të autobusëve

Gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Pejë është raportuar për një rast ngacmimi.

Rreth orës 10:20 në stacionin policor në Pejë ka arritur viktima (e mitur) së bashku me prindin e saj, e cila ka raportuar se me datë 21 shkurt të këtij viti, në stacionin e autobusëve në Pejë i dyshuari e ka ngacmuar.

Në njërin nga momentet e ngacmimit, i dyshuari sipas viktimës e nxjerr një mjet të mprehtë (thikë) duke ia drejtuar viktimës.

Pas intervistimit të viktimës, dhe dëshmitares, njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar të dyshuarin, A.B, i lindur në vitin 2000.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh