Gold AG publikon projektin e ri muzikor “Loti i nënës”

Artisti i njohur shqiptar, Gold AG, ka prezantuar sot (e hënë) projektin e ri muzikor.

“Loti i nanës” mban titullin kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me këngëtaret Binjaket Ismajli.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa siç mban titullin i dedikohet nënës.

Teksti është shkruar nga Arian Agushi dhe Abaz Selmani, kurse për muzikën dhe orkestrimin u përkujdes Ardian Kastrati.

Producimi dhe videoja i është besuar produksionit të njohur, MProduction.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të MProduction.