Ferizaj ka arritur fitore ndaj ekipit të Dukagjinit 

Derbi i “mbijetesës” i takon Ferizajt

INDEKSONLINEE Diele, 24 Nëntor 2019 14:56

Ferizaj ka arritur fitore të pastër si vendas ndaj ekipit të Dukagjinit me rezultat 2:0.

Ferizajasit kryen punën qysh në pjesë të parë duke realizuar dy herë, shkruan Indeksonline.

Ishte fillimisht Fatih Karahoda i cili shënoi për epërsinë fillestare të vendasve në minutën e 14-të, ndërsa në atë të 33-tën, Taulant Dajaku vulosi fitoren e rëndësishme për ekipin e tij.

Me këtë fitore, Ferizaj grumbullon 15 pikë në pozitën e 10-të ndërsa Dukagjini janë të fundosur në vendin e fundit me vetëm 8 pikë pas 16 xhirove./