Hoxhë Blerim Musliu dhuron donacione për nxënësit në Sferkë dhe Volljakë

Hoxhë Blerim Musliu ka vizituar shkollën fillore në Sferkë të Klinës dhe atë të Volljakës.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ai ka dhuruar edhe donacione për nxënësit.

Ky është njoftimi i tij:

Musliu

Lexo me emrin e Zotit tënd!

Shkollimi mbetet një nga detyrat parësore në fe. Nisur nga kjo, sot kisha kënaqësinë t’i vizitojë dhe t’u urojë për fillimin e vitit të ri shkollor, shkollën “Emin Duraku” në Sferkë dhe shkollën “Dëshmorët” në Vollnjakë, në të cilat u mirëpritëm ngrohtësisht nga drejtorët e tyre dhe stafi mësimdhënës.
Përveç urimeve dhe rikujtimit të përgjegjësisë që kemi ndaj shoqërisë, falë donatorëve bamirëse, ne dhuruam disa donacione për nxënësit dhe për infrastrukturën e shkollës.
Falënderoj për pritjen e ngrohtë të gjithë stafin e shkollave, e në veçanti drejtorët, Fahredin Gashi dhe Liridon Gashi, e një falënderim të sinqertë ia dedikoj mësuesit Esat Berisha, i cili ishte iniciator i këtij bashkëpunimi.
Të gjithë jemi bijtë e këtij vendi dhe e kemi obligim kontributin e sinqertë për këtë vend.

SHARE