Zyrtari i UEFA-s viziton Kosovën

Zvonimir Boban, shefi i futbollit në UEFA, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Fillimisht, Boban është pritur në takim nga ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekur e më pas edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Gjatë këtyre takimeve zyrtari i UEFA-s dhe zyrtarët kosovarë kanë biseduar rreth zhvillimit të futbollit në Kosovë, kontributin e UEFA-s dhe e thellimin e bashkëpunimeve në mes shtëpisë evropiane të futbollit dhe institucioneve kosovare.

Gjatë këtyre takimeve i pranishëm ishte edhe Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Legjenda e futbollit kroat dhe shefi i futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban do të mbajë sot edhe një konferencë për media në ora 15:15 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Zvonimir Boban po viziton Kosovën pak ditës pas vizitës së Presidenti I FIFA-së, Gianni Infantino në Prishtinë.