Sali Berisha feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot ish-kryeministri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot feston 78-vjetorin e lindjes.

Mbështetësit e tij dhe aktivistë të Partisë Demokratike kanë nisur urimet prej orëve të para të këtij 15 tetori, duke ndarë foto që kanë realizuar me të më parë dhe i urojnë jetë të gjatë.

Sali Berisha përmes një postimi në facebook shprehi mirënjohje familjes dhe miqeve të tij dhe thotë se është në “vjeshtën e bukur të jetës”.