Sot Derbi më i madh lokal në botë, Kush ka fituar më së shumti ndeshje mes tyre dhe Formacionet e mundshme

Sot, më fillim nga ora 18:00 do të luhet derbi më i madh lokal në botë mes Milanit dhe Interit, i cili njihet si ”Derbi della Madonnina”.

Edhe këtë vit të dy skuadrat nga qyteti i modës, shihen si favorit për ta fituar titullin e Serie A, njëjt si dy sezonet e fundit ku ishin në garë të ngusht deri në fund të kampionatit

Drejtësinë në këtë ndeshje të zjarrtë do ta ndaj gjyqtari Daniele Chiffi.

Ashtu si në fushë, spektakel pritet të ketë edhe në tribuna nga të dyja tifozëritë, ku si në çdo ndeshje ”San Siro” pritet të jetë i mbushur tërësisht, me mbi 80.000 tifozë që do ta ndjekin ndeshjen nga afër.

Inter Milan është skuadra e cila ka fituar më së shumti ndeshje në derbi 85 fitore nga 232 përballje në të gjitha garat.

Kampioni aktual i Serie A, Milan, ka dalë fitues në 78 ndeshje, ndërsa 69 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Të dy skuadrat pritet që në këtë ndeshje të startojnë me futbollistët kryesor që i kanë në dispozicion, këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Aktualisht Inter renditet para Milanit në tabelen e Serie A, ku nga katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, ndodhen në vendin e 3-të me 9 pikë.

Në anën tjetër, Kuqezinjët kanë 8 pikë dhe renditen në pozitën e 6-të në tabel./