Tragjike: Vetura godet për vdekje një 19-vjeçar në Prishtinë, dy persona tjerë mbesin të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë, teksa kanë mbetur të lënduar dy të tjerë,

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Sinjalin se viktima është një 19-vjeçar.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhr tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara)

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Ahmeti.