Ky është Dukagjin Gashi, i vrari në aksionin e sotëm të Policisë, ishte kuzhinier

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion për kapjen e të dyshuarve për grabitjen që ndodhi më 22 nëntor në një argjendari në Suharekë. Gjatë këtij aksioni, dyshohet se është vrarë një prej grabitësve.

Sipas Indeksonline, personi që është vrarë është Dukagjin Gashi. Tutje, sipas këtij mediumi, në këtë aksion janë arrestuar Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.

Policia ka thënë se së shpejti do të dalë me njoftim rreth aksionit.