I arrestuari në aksionin e sotëm është emër i njohur për Policinë, ishte i burgosur për disa vite

Një operacion i madh i ndërmarrë nga Policia e Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë javën e kaluar.

Bujar Basha, u arrestua sot nga policia e Kosovës në një aksion që po zhvillohet në Dragodan lidhur me rastin e grabijes së argjendarisë në Suharekë.

Basha ka qenë i përfshirë në disa incidente të armatosura që kanë ndodhur viteve të fundit në Kosovë.

Bujar Basha (1981) nga Prizreni ka qenë i burgosur në Dubravë për shkak të një vjedhjeje që e ka kryer menjëherë pas luftës në Kosovë.

Ai është konsideruar si i rrezikshëm e disa herë ka ikur nga burgjet e Kosovës e nuk është kthyer më.

Në arrati ai kishte kryer një rast tjetër grabitjeje në një argjendari në Drenas, me ç’rast kishin mbetur të plagosur dhe dy policë.

Pasi ishte kapur, në nëntor 2009, atij i është shqiptuar dënimi i unisuar me gjithsej 14 vjet e dhjetë muaj.