Arb Manaj me zemër të madhe, tregon kujt ia dedikoi golin kundër Flamurtarit

Trepça ’89 u mposht në Prishtinë nga Flamurtari me rezultat 2-3 në ndeshjen e javës së 18-të të Superligës.

Me një lojtar më pak gjatë gjithë pjesës së dytë, mitovicasit nuk arritën të marrin pikë në këtë sfidë.

Por e mira është vazhdimi i shkëlqimit të Arb Manajt,

Sulmuesi nga Klina shënoi golin e parë për Trepça ’89  në minutën e 32-të të ndeshjes.

Ai këtë gol ia dedikoi portierit Arben Beqiri që është diagnostifikuar me kancer dhe ndodhet jashtë fushave.

“Golin e shënuar sot ia dedikova Arbenit. Unë dhe të gjithë shokët e skuadrës jemi me të dhe do të japim maksimumin që ai të ndjehet krenar me ne”, ka thënë Arbi për Indeksonline.

Manaj është realizator i nëntë golave këtë sezon në Superligë dhe një tjetër e ka shënuar në Kupë.

Ai u ftua edhe nga Challandes në ndeshjen miqësore të Kosovës kundër Suedisë që u zhvillua gjatë muajit janar në Katar.

Gjithashtu, Arb Manaj ishte në formacionin e vitin në Superligë.