Publikohet raporti i MSH-së, mbi 400 raste sot me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 424 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-19.

Ndërsa janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.

Në total numri i rasteve aktive është 2.992.