Dukagjini triumfon ndaj Fushë Kosovës

Dukagjini e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1-0, duke e korrur fitoren e parë në këtë edicion të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e vetëm për klinasit e shënoi Solomon, në minutën e 76’.

Dukagjini pas fitores kalon në vendin e shtatë me gjashtë pikë, pas gjashtë xhirove.

Ndërsa Fushë Kosova pozicionohet në pozitën e 10-të me një pikë.