Kosova përfiton donacion 800 mijë euro nga Japonia

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka nënshkruar sot marrëveshjen për donacion nga Qeveria e Japonisë, në vlerë prej 800,000 euro, për blerje të pajisjeve mjekësore dhe forcimin e luftimit të pandemisë COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga takimi me ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani.

“Kjo nuk është hera e parë që Japonia qëndron pranë nesh, si shtet mik dhe partner strategjik i yni në Azinë Lindore. Me mirënjohen më të thellë, e falënderova Ambasadorin MIZUTANI, popullin Japonez dhe Qeverinë e Japonisë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, për ndihmën që Japonia ka dhënë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës. Ne jemi të përkushtuar të thellojmë edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, me fokus të veçantë aspektin ekonomik”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Facebook”.